Aktualitet

Pronari i çerdhes në Durrës mohon dhunën ndaj foshnjës: 20 vite burg bëj nëse ka ndodhur, shkarkova staf

Pronari i çerdhes në Durrës mohon dhunën ndaj

Një nënë denoncoi sot në polici se vajzën e vogël, 18 muajshe ia kishin dhunuar në çerdhe. Policia ka nisur hetimet për edukatoret dhe pronarin e çerdhes në Durrës, por ky i fundit thotë në mënyrë kategorike se vajza nuk është prekur me dorë.

Pronari i çerdhes në Durrës mohon dhunën ndaj

Gezim Dervishi ka kërkuar vetë të dalë të flasë për ngjarjen për të cilën thotë se nuk është e vertëtë, por pavarësisht kësaj ka shkarkuar gjithë personelin dhe do marrë të ri. Ai shkon më tej kur thotë se nëse gjykata vërteton se ai ka dhunuar fëmijën, të dënohet me 20 vite burg. Nëna me gjyshen e vajzës thonë se njëra nga edukatoret e ka dhunuar, por ai thotë se edukatorja nuk është e dhunshme dhe se kjo e fundit i ka thënë se i ka hyrë në hak që e ka pushuar nga puna.

Ja rrëfimi i Gëzim Dervishit:

“Policia më ka thirrur në këtë ngjarje. Ju ftova juve se jam qytetar i thjesht. S’kam frikë fare. Mund t’ju them të gjithëve ikni. Edukatoren e kam përjashtuar nga puna. Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha; me ke hyrë në hak kot. Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici. Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë; merre se qan. Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t’i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës si kam parë shenja dhune. S’kam parë as fotografi.

E kam besuar që u dhunuar nga fjalët e nënës. Ushtroj ketë aktivitet prej 13-14 vitesh. S’kam pasur kurrë probleme. Fëmijët kanë firmosur e deklaruar se duan të vijnë në kopsht. Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj. Më tha nëna që; do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t’i bëj grafi. Dhe unë i thash; meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori.”