Aktualitet

Propozimi: Trego testin negativ që të hysh në kufirin maqedonas, po për shqiptarët?

Propozimi: Trego testin negativ që të hysh në kufirin maqedonas,

Rastet me të infektuar në rajon dhe në botë është në nivele shqetësuese. Për këtë shkak, Maqedonia e Veriut propozon që të merren masa për qytetarët që udhëtojnë dhe mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut. Komisioni për Sëmundjet Infektive i ka propozuar qeverisë që për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes të kërkohet testi i koronavirusit, testi PCR duhet që të dëshmojë se është negativ dhe test jo më i vjetër se 24 orë nga mbërritja në kufirin maqedonas. Por për shqiptarët  nuk është kërkuar një masë e tillë.

Ky propozim pritet që të rishikohet nga qeveria, pasi Maqedonia e Veriut i hapi kufijtë dy javë më parë dhe nuk dihet nëse do të ketë ndryshime.

Një masë të tillë e ka vendosur dhe Mali i Zi.