Protesta e opozitës, Policia njofton rrugët që bllokohen
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave në kuadër të protestës së opozitës që do të mbahet të hënën e 7 tetorit.
Më konkretisht, Policia e Shtetit njofton se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët:"Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".
Ndër të tjera, policia për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.
Akset rrugore që do të bllokohen:
-Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet
-Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit
-Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës
-Kryqëzimi i Librit Universitar
-Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani"
-Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”
-Rrethrrotullimi "Zogu i Zi"
-Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit
-Kryqëzimi i urës së Taiwanit
-Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”
-Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”
-Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave
-Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”
-Kryqëzimi i pallatit me shigjeta