Aktualitet

Protesta e papritur sot e Aleancës për Teatrin: S'do lejojmë punimet

Protesta e papritur sot e Aleancës për Teatrin: S'do lejojmë

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit njofton papritur sot për protestë në orën 19:30 tek hyrja e pedonales. Protesta e tyre lidhet me rrethimin e truallit dhe nisjen e punimeve për teatrin e ri. 

Në faqen në Facebook, është postuar njoftimi nga Aleanca për protestën. Ndërkaq sot në qytetin e Durrësit, disa anëtarë kanë shkuar për të mbledhur firma për peticionin, ku kërkojnë ngritjen e një teatri të ri, me projektin e të vjetrit dhe në të njëjtin vend.

Njoftimi:

"Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!"

Protesta e papritur sot e Aleancës për Teatrin: S'do lejojmë

Kryeministri Rama dha lajmin ditën e djeshme se do të ngrinte një teatër me projektin e të vjetrit por jo për artistët protestues, as për politikanët, por për fëmijët dhe nostalgjikët. Dhe jo në të njëjtin vend.