Aktualitet

Protestave e maturantëve/ Kushi: Nëse rezulton se vështirësia ka qenë më e madhe, do rishikohet pikëzimi

Protestave e maturantëve/ Kushi: Nëse rezulton se

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale i është përgjigjur shqetësimit të maturantëve që u ngritën në protestë ditën e sotme, duke kërkuar ripërsëritjen ose ripikëzimin e Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës për shkak të vështirësisë së madhe të tezës.

Kushi shprehet se MASR do të jetë gjithmonë pranë nxënësve për t’i mbështetur dhe për shkak të pretendimeve të ngritura, grupet e ekspertëve të ministrisë do të rishikojnë nivelin e vështirësisë për pyetjet e provimit. Në rast se evidentohet se realisht ka pasur më tepër vështirësi nga sa duhej, do të rishikohet pikëzimi, ashtu si nxënësit kanë kërkuar.

Statusi i ministres Kushi:

Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!

Tiranapost.al