Aktualitet

Protestë kundër mbajtjes së maskave, shoqërohen disa persona

Protestë kundër mbajtjes së maskave, shoqërohen disa persona

Një grup qytetarësh u mblodhën sot përballë Kryeministrisë, kundër mbajtjes së maskave, vendim që hyri në fuqi sot.

Raportohet se mes organizatorëve të kësaj proteste ishin edhe mbështetës të opozitës, mes tyre avokati Altin Goxhaj, të cilët morën fjalën për t'u shprehur kundër vendimit të qeverisë.

Protestë kundër mbajtjes së maskave, shoqërohen disa persona

Protestuesit lexuan disa artikuj shkencor, ku sipas tyre flitej për dëmet që sjell mbajtja e maskës për një kohë të gjatë. Ndërkohë që në një kosh mbeturinash hodhën maskat, të cilave më pas iu vunë flakën në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre.

Protestë kundër mbajtjes së maskave, shoqërohen disa persona

Atyre iu bashkua edhe deputeti Kujtim Gjuzi, të cilin e përzunë me ovacione, për të treguar se nuk duan që t’u përfshihet asnjë politikan, me arsyen për të mos i dhënë ngjyra politike.

Protestë kundër mbajtjes së maskave, shoqërohen disa persona

Gjatë protestës raportohet se pati disa të shoqëruar. Protesta vazhdoi prej rreth 1 ore. Protestat që pranuan të largoheshin u lanë të lirë, ndërsa ata që refuzonin raportohet se janë shoqëruar, me arsyen se protesta cilësohet e paligjshme.