Aktualitet

Protestuesit ultimatum Ramës: Kthehemi të hënën nëse s’ke shkarkuar Çuçin, Kumbaron dhe Nanon

Protestuesit ultimatum Ramës: Kthehemi të hënën nëse

Është mbyllur për sot protesta për vogëlushen 7 vjeçare që humbi jetën tragjikisht në Himarë.

Protestuesit i kanë vënë një ultimatum kryeministrit Rama: Të shkarkojë Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, Ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaron dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano ose në të kundërt do të ketë protesta të tjera.

Në ditën e henë pritet të zhvillohet protesta e radhës.

Protesta e sotme nisi në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme, u zhvendos më pas para kryeministrisë dhe në fund në Presidencë.