Aktualitet

Provimi i fundit i maturantëve sot, Lënda me Zgjedhje

Provimi i fundit i maturantëve sot, Lënda me Zgjedhje

33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t`i nënështrohen sot provimit të fundit të maturës shtetërore. Në orën 10:00 do të nisë në rang vendi provimi i Lëndës me Zgjedhje. Maturantët kanë pasur mundësinë të zgjedhin dhe të përgatiten në një lëndë specifike nga program mësimor, me koefiçientë të lartë, që u mundëson të fitojnë të drejtën për të studiuar në degë të caktuara.

Provimi mbyllet në orën 12:30.

Deri tani maturantët kanë marrë përgjigjet e provimit të Gjuhës së Huaj. Në pritje janë për rezultatet e Letërsisë dhe Matematikës.