Aktualitet

PS çon në Kuvend kërkesën: Të ngrihet Komision Hetimor për raportin e 'Dick Marty' kundër UÇK dhe rolin e politikanëve shqiptarë

PS çon në Kuvend kërkesën: Të ngrihet Komision

Është dorëzuar në Kuvend një kërkesë për të ngritur një Komision të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty, ku në të janë mbledhur prova kundër komandantëve dhe ushtarëve të UÇK për kohën e luftës me Serbisë, dhe akuzohen për krime lufte. Në dokumentin e bërë publik, ndodhen emrat  dhe firmat e 18 deputetëve që kanë firmosur për këtë kërkesë të iniciuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Pas përballjes në Dhomat Speciale të Hagës të ish komandantëve, mes tyre Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës dhe Kadri Veseli, maxhoranca ka kërkuar që Lulzim Basha të sqarojë rolin e tij në kohën kur thuhet se ka punuar duke mbledhur informacione për Dick Martyn dhe si i përfshirë në hetimet kundër UÇK.

Ky komision do ketë për qëllim hetimin e krimeve në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së. Thuhet se Komisioni do ngrihet për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty, mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare.

Në kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit thuhet se: 

"Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e  e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe  mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë".

*Tiranapost.al. 

PS çon në Kuvend kërkesën: Të ngrihet Komision

PS çon në Kuvend kërkesën: Të ngrihet Komision

PS çon në Kuvend kërkesën: Të ngrihet Komision