Aktualitet

PS depoziton në Kuvend dy nisma për të ndryshuar ligjin e dosjeve të Ish-Sigurimit

PS depoziton në Kuvend dy nisma për të ndryshuar ligjin e dosjeve

Pas shkresës që mbërriti në adresë të Kryetares së Kuvendit ku shkruhej se Ilir Meta ka punuar për sigurimin e shtetit, PS ka depozituar në Kuvend dy nisma ligjore për të ndryshuar ligjin e dosjeve.

Dy nismat ligjore lidhen me:

Verifikimin e personaliteteve edhe për ata që kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës.

Verifikuar të gjithë ata që zgjidhen apo emërohen në poste publike, për pastërinë e figurës.

'Nisur nga shkresa e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) drejtuar Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më date 26.07.2022 lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka vendosur të depozitojë sot pranë Kuvendit nismat ligjore për ndryshime të Ligjit funksional nr 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialistë të Shqipërisë” të ndryshuar si dhe të Ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar “, tha Klotilda Bushka në një dalje për mediat.