Aktualitet

Pse Basha nuk denoncon vdekjet kur thotë se ka prova?!

Pse Basha nuk denoncon vdekjet kur thotë se ka prova?!

Pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Di Maio, kryedemokrati Lulzim Basha u pyet nga gazetarët lidhur me akuzën e bërë prej tij një ditë më parë, kur tha se po fshihen numrat e vdekjeve nga Covid, deklaratë të cilën sot Ministria e Shëndetësisë e cilësoi të pavërtetë dhe të motivuar politikisht. Ajo që bën përshtypje është sepse PD kur thotë se ka prova se janë fshehur vdekjet nga Covid, lideri demokrat e konsumon një akuzë të tillë kaq të rëndë për politike dhe në mikrofona gazetarësh, kur një çështje kaq delikate meriton më shumë sesa konsum politik e mediatik, drejtësi!

Ja deklarata e Bashës ku në asnjë fjali nuk thotë se do ta denoncojë apo e ka denoncuar:

“Dje kam bërë thirrje që të sekuestrojë provat në morgun e Tiranës, denoncimi s’është nga PD por nga personeli me integritet shëndetësor, që për arsye të kuptueshme s’kam ndërmend ta zbulojë. Çfarë pret Prokuroria ta manipulojë Rama të dhënat? Ky është lajm shokues, fshehja e numrit të vdekjeve dhe është përgjegjësi politike. Thirrja ime ndaj Prokurorisë është mos të lejoni të manipuloni provat, kemi kompjet tona me emër dhe datë për datë. Në një vend të BE-së janë marrë në hetim nga Prokuroria zyrtarë për fshehje. Rama ka bërë disa shkelje, ke ulur në sy të publikut rrezikun e pandemisë. Ke fshehur dhe përgjegjësi për mosmarrje të masave. Qëllimi s’është të bëj politikë, por t’i japësh fund politikës me vdekjen. Të bëhet transparencë për numrin real të viktimave dhe infeksioneve, duke bërë testime të ulëta. Je përgjegjës dhe bashkëpërgjegjës për dëmin që sjell pandemia”.