Aktualitet

Pse bota u gjend e papërgatitur me këtë virus dhe pyetja 1 mln dollarëshe për shkencëtarët

Pse bota u gjend e papërgatitur me këtë virus dhe pyetja 1 mln

Imunologia Mirela Kuka nga Milano thotë se shumë pyetje janë ngritur për virusin e ri Covid-19. Ajo thotë se globalizimi ka bërë që virusi të prekë gjithë botën, dhe kjo është hera e parë e këtij lloji, ndërsa pyetja 1 milion dollarëshe mbetet: A lë imunitet virusi tek një pacient që shërohet?

Për 'Opinion' ajo tha:

Mirela Kuka: Është virus i ri, asnjë nga ne nuk ka qenë i përgatitur. Kjo bën që virusi të mund të godasë të gjithë ne. Bota ishte e papërgatiotur sepse është hera e parë që ndodh që të përhapet një virus kaq shpejt por globalizimi, fluturimet kanë bërë që virusi të futet shumë shpejt në Europë dhe të shpërndahet në botë nga Kina. Ky virus po studiohet akoma, ka shumë pyetje që ne kemi mbi virusin dhe sëmundjen që shkakton. Sigurisht nuk ështën një grip i thjeshtë, se një grip i thjesht nuk do kishte vënë gjithë botën në gjunjë. Është më i rrëzikshëm se të tjerët.

A lë imunitet tek njeriu? Kur të rikthehet, a i gjen njerëzit më të përgatitur pasi e kalon njëherë?

Kjo është pyetje 1 milionë dollarëshe se të gjithë studiozët tani kanë të njëjtën pyetje, dhe problemi është që duhet kohë për të gjetur përgjigjet. Sepse i bie që ne duhet të lejojmë njerëzit që janë sëmurë dhe tani të shëruar të tregojnë a do mund të rinfektohen prapë. Kështu që meqë ka kaluar pak muaj që të sëmuresh prapë ne nuk do dimë deri para një viti nëse ky virus kauzon imunitet apo jo. Ne shpresojmë që po sepse ideja e vaksinës është e bazuar tek imunitetit.

Është folur për një tezë: Imuniteti kolektiv, pra pavarëisht se një pjesë e kalon e një pjesë jo, kalon tek gjithë shtresa, tek populli.

Është teza mbi të cilën bazohet vaksinimi në masë, zakonisht një vaksinë ka sukses nëse më shumë së 90% vaksinohen dhe në këtë mënyrë virusi nuk gjen targete të tjera. Në rastin e këtij virusi është pak vështirë të flasësh për imunitet kolektiv. Ne do kemi imunitet pas ca vitesh por i bie që do jemi sëmurë të gjithë dhe sigurisht vdekje.

Pse bota u gjend e papërgatitur me këtë virus dhe pyetja 1 mln