Aktualitet

Pse disa prona tek ‘Rana e Hedhun’ në Lezhë nuk do regjistrohen kurrë?

Pse disa prona tek ‘Rana e Hedhun’ në Lezhë nuk do

Në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ të Lezhës do të ketë disa prona apo toka që nuk do mund të regjistrohen kurrë. Kreu i Kadastrës deklaroi sot se bëhet fjalë për ata që kanë nderuar pa leje dhe që nuk do të mund të përfitojnë legalizimin e pronës së tyre, apo regjistrim sipas procedurave.

Artan Lame thotë se këto situata janë krijuar nga mish-mashet e mbivendosjeve prej vitesh të titujve të ndryshme të pronësisë.

Deklarata pas një takimi në Lezhë me drejtorët e kadastrës në veri të vendit:

“Janë të gjitha mish-mashet e mbivendosjeve në vite të titujve të ndryshëm të pronësisë. Aty ka toka që mund të regjistrohen, toka që nuk mund regjistrohen dhe që nuk do të regjistrohen kurrë sepse janë në vijën e parë të bregdetit. Ka dhe toka mes palësh që duhet të shkojnë patjetër në gjykatë dhe ta zgjidhim me njëri-tjetrin”.

Ndërsa për legalizimin e pronave në zonën arkeologjike të qytetit, kreu i Kadastrës u shpreh se po bëhet përfshirja e tyre në një regjistër.

“Do të regjistrohen të gjitha objektet që nuk mund të legalizohen dhe në momentin që arrin zbatimi i projektit në atë zonë, ata dëmshpërblehen për investimin e bërë. Nëse toka është e tyre do të shpërblehen edhe për tokën”, u shpreh Lame.

*Tiranapost.al.