Aktualitet

Pse Gjykata e Romës vendosi kthimin e 12 emigrantëve nga kampi, në Itali

Pse Gjykata e Romës vendosi kthimin e 12 emigrantëve nga kampi,

Gjykata e Romës vendosi dje kthimin e 12 emigrantëve të kampit në Gjadër, për në Itali.

Sot ka mbërritur edhe anija që do t'i kthejë pas, por pse u mor ky vendim?

Vendimi u mor pasi emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi duhet të kishin lirinë për të dalë nga kampi dhe jo të qëndronin të izoluar. Mirëpo sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë këta emigrantë duhet të qëndronin vetëm në kamp. Kjo është arsyeja pse janë rikthyer.

Tani në kamp nuk ka asnjë emigrant nga 16 që mbërritën në fillim.

Katër të tjerët ishin kthyer në Itali më parë me një varkë patrullimi pasi dy u deklaruan të mitur dhe dy të tjerë raportuan probleme shëndetësore.