Aktualitet

“Pse më shani pas krahëve”. Zbulohet arsyeja e sherrit banal të dy mësueseve tek shkolla Çajupi

“Pse më shani pas krahëve”. Zbulohet arsyeja e sherrit

Nisi si një sherr mes dy mësueseve, Elida Qinami, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, por mbeten të plagosur 4 personave, pasi konfliktit iu bashkuan edhe familjarët e tyre.

Sipas deklaratave të siguruara nga ABC news mësueset janë zënë për një shkak krejtësisht banal: "Pse më shan pas krahëve".

Mësuesja Elida Qenami në deklaratën e saj ka thënë se gjithçka ka nisur një javë më parë në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, mësuesja e historisë, dhe i ka kërkuar llogari “përse e shanin pas krahëve”, pasi Elida Qenami nuk ka pranuar t'i përgjigjet ajo ka kaluar me ofendime.

Sipas deklaratës, ditën e premte, mësuesja e Historisë e kishte kërcënuar duke i thënë se djali i saj ishte jashtë derës së shkollës edhe po e priste. Nga frika mësuesja e letërsisë kishte telefonuar bashkëshortin që të vinte ta merrte.

“Situata u qetësua derisa më thirri Domenika të premten duke qarë dhe më tha do më marrësh në qafë djalin, ai ka ardhur këtu e do ta shohësh ca do të të bëj do të të rrah.

Unë mora në telefon partnerin i thashë hajde më merr se kam frikë. Duke dalë shoh djalin e Domenikës me disa shokë të tij dhe më tha “ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde do të të vrasim…”, ka thënë ajo.

Ndërsa nga ana tjetër, Domenika Toptani tregon se dhe ajo është kërcënuar nga të afërmit e Elidës tek lokali që shkonte të pinte kafen çdo mëngjes, madje vëllai i saj i kishte nxjerrë armën.

“Hajde merru vesh pak me cubat e mi, shiko me kë jam në tavolinë. Ajo ishte ulur në tavolinë me 4-5 persona të tjerë njëri ishte komshiu im. To filluam duke më bërtitut do iu varim do iu presim, nuk pyes për çunin tënd ai është i vetëm, a më njeh mua unë jam shef policie.

Njëri prej tyre më kapi për krahu më goditi me grushte 2 herë, desh më ra të fikët. Duke dalë nga lokali ato goditën dhënrin tim e ai u është përgjigjur se është boksier, deklaroi Domenika Toptani.

Nga dokumentet mësohet se Ndriçim Qefalia dhe Edmond Faja të afërm të mësueseve kanë përdorur armën gjatë sherrit.

Dy mësueset janë pezulluar nga detyra pas konfliktit.

Tiranapost.al