Aktualitet

Pse në jug është krijuar imunizim më i madh ndaj Covid se në veri?

Pse në jug është krijuar imunizim më i madh ndaj Covid se

6 janë rrethet të cilat kanë mbulimin më të lartë të vaksinimit dhe për këtë arsye edhe imunizm më të shpejtë ndaj Covid. Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj tregon se vendin e parë e zë Gjirokastra dhe më pas vijon me Vlorën.

Pse në jug është krijuar imunizim më i madh ndaj Covid se

Ajo thotë se këto rrethe kanë krijuar imunizim më të shpejtë për shkak edhe të numrit më të lartë të moshuarve.

“Sasitë e vaksinave shpërndahen për çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor në varësi të popullatës që ata mbulojnë dhe fashës moshore dhe ne kemi ecur shpejt për sa i përket fashës 60 plus. Ka njësi vendore të kujdesit shëndetësor që kane ecur mirë si Gjirokastra, Fieri, Vlora, Mirdita që kanë arritur të konsumojnë shumë shpejt sasinë e vaksinës së marrë”.

Sa i përket Tiranës, përqindja e vaksinimit është më e ulët për shkak të moshës më të re.

“Pjesa e jugut ka popullatë të moshuar dhe automatikisht ka krijuar mbrojtje më të shpejtë të popullatës se atë kontigjent popullate ka. Tirana është njësia vendore e kujdesit shëndetësor me vaksinimet më të larta, por duket ende larg të zbresë në fashën moshore pasi popullsia është shumë e madhe dhe shumë e përhapur”, tha ekspertja për Klan.

Ekspertja Nelaj thotë se doza e dytë e vaksinës ka më shumë efekte anësore se doza e parë:

“Me dozën e dytë personat duhet të presin pak më shumë efekte anësore, si lodhje trupore dhe temperaturë të lehtë”.

Me mbërritjen e dozave të tjera të vaksinave, pritet të ulet dhe grupmosha. Shqipëria ka siguruar deri më tani mbi 730 mijë doza vaksine dhe nga muaji Janar janë kryer më shumë se 530 mijë vaksinime.

*Tiranapost.al.