Pse një qytetar i thjeshtë dënohet për një mur dhe oligarkët amnistohen?

Në Konferencën për shtyp, kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes: Pse një qytetar i thjeshtë dënohet për një mur dhe oligarkët amnistohen?
Rama bën përgjegjëse drejtësinë shqiptare.
“Këta që ndërtojnë për të shitur, e blejnë drejtësisë dhe përballë këtyre qeveria dhe policia është e pafuqishme. Ky është thelbi dhe gjithçka tjetër është poshtërsi e vemieve me gjak jeshil, që dalin në tv me sytë gjak, që nuk lënë gjë pa thënë për mua dhe për ne.
Ky vend, nëse drejtësia do të ishte si policia e Shtetit do të ishte më mirë se sa sot. Prokurorët bëjnë pazare me ta. Kjo është e vërteta. Gjykatësit bëjnë pazare me ta. Dhe më pas prokurorët bëjnë tregti me median dhe politikën. Kjo është e vërteta. Drejtësia ka punën e vetë. Një VKM nuk amniston asgjë. Ata që kanë ndërtuar këto kate, do vënë mend të gjithë, se nëse ti e ndërton një kat pa leje pasi korrupton një inspektor, s’të del llogaria, pasi atë kat do të duhet ta blesh me çmimin real”, tha Rama.