Aktualitet

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të zezë

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Me siguri po pyesni veten pse i gjithë ‘feed’-i i Instagramit tuaj është i mbushur me foto të ngjyrës së zezë. Si ka mundësi që në të njëjtën ditë personazhe të njohur shqiptarë huaj, artistë, dizajnues, media prestigjioze, kanë postuar të njëjtin imazh?

Kjo sepse të gjithë këta persona kanë premtuar që nuk do të postojnë sot asgjë në profilet e tyre sot, në atë që po quhet “E marta ‘blackout”, pas vdekjes së George Floyd, afro-amerikanit që mbeti i vrarë nga një polic gjatë arrestimit.

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Ndërsa protestat kanë shpërthyer në të gjithë SHBA-të, pas akuzave për mënyrën sesi trajtohen njerëzit me ngjyrë, bota ka vendosur të sensibilizohet përmes rrjetit social, që mund të duket si një gjest i lehtë por me një impakt shumë të madh për të gjithë shoqërinë.

Cfarë është E marta ‘blackout’?

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Ideja është që Facebook-u, Twitter-i dhe Instagrami të mbushen me foto të ngjyrës së zezë, në mënyrë që njerëzit të njihen vetë lidhur me lëvizjen ‘Black Lives Matter’.

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Organizatorët thanë që ata dëshironin që e marta të ishte një ditë për t'u shkëputur nga puna dhe për t'u lidhur përsëri me komunitetin tonë, përmes një hapi urgjent veprimi për të provokuar përgjegjshmërinë dhe ndryshimin.

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Ndërkohë hashtagu #BlackLivesMatter është përdorur nëpër protesta, arsyeja e këtij publikimi lidhet me informacionet për protesta në të gjithë botën.

Pse po postohet një foto e zezë?

George Floyd, një roje sigurie 46-vjeçar, u vra të hënën më 25 maj nga Derek Chauvin, një oficer policie, i cili vendosi gjurin e tij në qafën e Floyd derisa vdiq, ndërsa oficerët e tjerë të policisë ishin dëshmitarë të situatës.

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Pamjet e vrasjes, të filmuara nga një kalimtare, treguan viktimën të shtrirë me fytyrë poshtë dhe të prangosur, duke rënkuar për ndihmë dhe duke thënë vazhdimisht "Të lutem, nuk marr dot frymë", para se të humbte jetën.

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Chauvin, e kishte gjurin në qafë Floyd për 8 minuta dhe 46 sekonda dhe dy minuta dhe 53 sekonda pasi Floyd nuk po reagonte më.

Më 1 qershor, një ekzaminues mjeko-ligjor në Minnesota e klasifikoi vdekjen e Floyd si vrasje.

Pse njerëzit kudo në botë po postojnë një foto të

Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë. Benjamin Crump, një avokat i familjes Floyd, tani ka bërë thirrje që policët të përballen me akuzën më serioze për vrasje të shkallës së parë, bazuar në gjetjet e reja.

Ajo ka rikthyer lëvizjen ‘Black Lives Matter’ në vëmendjen e të gjitha mediave dhe qytetarëve.

Lexo më shumë: