Aktualitet

Pse nuk bënë punë vaksinat e vjetra me Covid-19. Doktor Domi nga SHBA: Njerëzit duhet të dinë një gjë

Pse nuk bënë punë vaksinat e vjetra me Covid-19. Doktor Domi nga

Doktor Arban Domi ka thënë se vaksina nuk është për tani dhe se njerëzit duhet të dinë që vaksina mund të krijohet për një vit ose një vit e gjysmë. Ai shpjegoi se pse vaksinat e vjetra nuk kanë bërë punë me virusin dhe pse nuk është aplikuar tek njerëzit.

Arban Domi: Drejtor i zhvillimit të vaksinave në kompaninë Geovax, SHBA.

Është e vërtetë që vaksina është fjala e parë, por vaksina nuk është për tani, njerëzit nuk duhet të mendojnë për një vit apo një vit e gjysmë, duhet të përqëndrohen tek medikamentet ekzistuese dhe të rejat që kërkojnë kohë.

Në rastin e testeve të vaksinave të vjetra, krijonin antikorpe që bllokonin virusin të hynte në qeliza por nuk ishin të gjata si peridhë kohe, dhe jepnin efekte sekondare në inde të organizmit sidpmos në mëlçi. Pra nuk të mbronin për një kohë të gjatë dhe të jepnin efekte. Prandaj nuk u zhvillua vaksina e Sarsit, për arsye ekonomike, Sarsi u zhduk, kompanitë nuk shihnin interesa të vecanta, por e dyta për efektet sekondare të vaksinës.

Sa kompani janë afër rezultatave pozitive?

Ka disa kompani por të jem i qartë. Asnë nga këto kompani nuk mund të ketë një vaksinë për një vit apo një vit e gjysmë për rastin më të mirë, vërtetë po ecet me hapa të shpejta por ka rëndësi të qetësohet publiku, njëkohësisht kompanitë kanë reklamën e tyre.

Trump publikoi një status lidhur me preparatet, bëhet fjalë për një medikament të malaries.

Më shumë është një debat në mediat dhe për mua nuk është e drejtë, Për medikamentin në fjalë, është testuar në Kinë gjatë epidemisë dhe u bë një studim shumë i mirë në jug të francës dhe ka dhënë rezultate pozitive, nuk themi që do jetë shpëtimi por përderisa jep rezultate pozitive, është më se e nevojshme të përdoret, Në Neë York ka filluar testi masiv klinik, kur testohet tek njerëzit e prekur me virus.  Kemi dhe tre teste të tjera klinike për tre medikamente të tjera. Kryesisht në Amerikë.

Si shpjegohet që ky virus e gjeti të papërgatitur SHBA-në

Është një pyetje me rëndësi, Kjo nuk është vetëm për SHBA por për të gjitha vendet me sistem të zhvilluar apo jo, në raste epidemie numri total do jetë pak a shumë i njëjtë. Çfarë mund të bëjë izolimi apo masa të tjera të marra është të ulë pikun. Nëse rritet kurba nuk ka sistem që ta përballojë, prandaj është izolimi që sistemi mjekësor të përballojë numrin e madh.

Pra strategjia është që popullata të infektohet në një muaj por jo në një javë.