Aktualitet

Pse nuk mund të bëhen aktualisht teste për Covid-19 tek privati?

Pse nuk mund të bëhen aktualisht teste për Covid-19 tek privati?

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se nuk është për çështje mosbesimi apo tarife, por ajo sqaron se është fakt që Organizata Botërore e Shëndetësisë deri me tani nuk ka certifikuar asnjë laborator privat për të kryer teste të koronavirusit përveçse ato shtetërore që kanë laboratorin e specifikuar.

Në intervistë me Rudina Magjistarin, Rakacolli tha:

‘Ne kemi një partneritet shumë të mirë publik privat, por deri më tani OBSH nuk ka certifikuar laboratore nga privati. Deri në momentin kur ato certifikohen, nëse do të certifikohen, atëhërë mund të kryhen edhe aty teste'.

Megjithatë për të bërë testin nuk është aq e thjeshtë, thotë zv ministrja: 'Ka një periudhë inkubacioni dhe një listë simptomash të cilat jo të gjitha lidhen me koronavirusin por dhe me viruse të tjera siç është simptoma e diarresë. Janë mjekët ekspertë ata që përcaktojnë dhe të thonë se kur duhet kryer testi dhe gjurmi më pas i kontakteve nga epidemiologët'.

Më herët, mediat kanë aluduar se IPSH ka kërkuar që Ministria e Shëndetit të lejojë kryerjen e testeve edhe në laboratorët privatë.

Sa mund të kushtonte një test i tillë? Doktor Vasil LLajo, administratori i një prej laboratorëve në vend ka treguar:

Kostoja e testimit me PCR mund të përllogaritet afërsisht 150-160€. Kostoja e testimit me serologji për çdo antikorp afërsisht 4000-5000 lekë të reja.Praktika e deritanishme ka treguar se është e mjaftueshme IgG ( nje lloj antikorpi).

Pse nuk mund të bëhen aktualisht teste për Covid-19 tek privati?