Aktualitet

Pse nuk mund të hiqet taksa për 10 vjet për futbollistët?

Pse nuk mund të hiqet taksa për 10 vjet për futbollistët?

Ngërçi i krijuar mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë duket se nuk po gjen zgjidhje. Bojkoti në futboll vijon dhe qeveria nuk pranon përmbushjen e katër kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit.

Lidhur me këtë çështje foli sot në një konferencë përbara gazetarëve edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se  futbollistët nuk marrin pagë minismale dhe nuk mund të përjashtohen nga taksat për 10 vjet.

“Ata kërkojnë 10 vjet pa taksa, kjo nuk funksionon. Në e dimë shumë mirë që futbollistët nuk marrin pagë minimale. Patjetër një ulje fillestare, patjetër një TVSH 6% për investimet në sport, mund të shihet taksa e infrastrukturës sportive. Jemi gati të bëjmë atë që duhet edhe për zinxhirin e fëmijëve. As historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanelën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë, nuk funksionon. Tek pjesa e profesioniste janë të ndara. Këto historitë me modele është mirë mos na i tregojnë më sepse i tregojnë shumë keq. Në sa vite ka shtet shqiptar mblidhini të gjitha bashkë dhe asnjëherë nuk është bërë sa në këto vite. Habitem se si nuk e kanë mësuar akoma se gjuha e bojkotit me mua nuk funksionon. Nuk e kuptoj dot arsyen pse ju duhet bojkoti. Mbase e kanë më rehat të bëjnë bojkot, i japin futbollistëve një minimum real, nuk kanë shpenzime dhe bëjnë luftë me qeverinë. Nëse duan të bëjnë bojkot ta bëjnë. Ata janë të pavarur nga qeveria, ne s’kemi detyrime ndaj futrbollit profesionist. Futbolli është industri dhe mund ta mbajnë me ngastra dhe nga ana tjetër fshihen lekë, këtë mund ta bëjnë, por jo me ne. Çdo gjë që është e dobishme për vendin dhe futbollin ne jemi gati, por unë nuk shoh arsye për se duhet të kenë 10 vjet pa taksë. Ka gjasa që disa nga ju vrapojnë më shumë se ata”, tha Rama.