Aktualitet

Pse Silva Bino duhet të sqarojë çdo gomar(llëk)

Pse Silva Bino duhet të sqarojë çdo gomar(llëk)

Teoritë e konspiracionit po shkojnë me shpejtësi madje më shume sesa virusi vetë. Bota po përballet me pandeminë Covid-19, dhe me mijëra teori konspirative, këto të fundit janë gjithnjë tërheqëse dhe si edhe fake-news, që me studime ngjit dhe shpërndahet 6 herë më shumë se një lajm i vërtetë.

Silva Bino, eksperte dhe pjesë e task-forcës, që gjithmonë flet hapur, është vendosur në një panel me Alfred Cakon, që mediat e kanë bëtë të famshëm sepse mban gjallë audiencën me teoritë konspirative. Një prej tyre është sipas tij se në QSUT po e përhapin vetë Covid-19.

Silva Bino, i thotë se duhet të shkojë në spital të hetojë nëse ka dëshirë, dhe se po flet gomarllëqe.

“Kur mediat promovojnë idiotë. Të shkojë ky zotëria nëse është i zoti vetë tek Infektivi meqenëse qenkan gënjeshtra dhe të investigojë. Atje punonjësit rropaten përballë me rrezikun, e njerëzit përpëliten e përpiqen të mbijetojnë, ky bën llogje cdo të premte se ia lejojnë televizionet e mediat se duket bukur. Mediat po ashtu promovojnë njerëz që nuk e kanë parë ndonjëherë pacientin e infektuar, apo nuk e dinë se nga bie virusi, por bëjnë teori dhe politikë populiste për të promovuar veten, duke folur lloj lloj gomarllëqesh nga kolltuku”, tha Bino.

Por a ka vërtet konspiracion? Po edhe mundet. Prova e vetme që kemi deri tani është që ka Covid-19 dhe për të jemi trajtuar e do vazhdojmë me gjasë si në një eksperiment të madh. Ndërkaq një tjetër eksperiment dhe sprovë e njerëzimit duket se do të jetë përballja me çdo gomar(llëk) që del në media dhe njeriu qenka i prirur të besojë çdo çudi. Sa keq kur sheh sesi një profesionist përpiqet të bind një fantazist.