Aktualitet

Pse u karantinuam? Mjeku Edvin Prifti ka shpjegimin e saktë dhe një përgjigje për ata që ende kujtojnë se virusi është gënjeshtër

Pse u karantinuam? Mjeku Edvin Prifti ka shpjegimin e saktë dhe një

Shefi i kardiologjisë në QSUT, Dr. Edvin Prifti, foli në Neës 24 mbi situatën e epidemisë dhe shifrat në rritje.

Prifti sqaroi së pari se vendi është larg modelit italian të epidemisë, por vuri theksin në ndërgjegjësimin e popullatës, primar në këtë luftë.

Ai sqaron gjithashtu se periudha e izolimit që të gjithë kaluam ishte e nevojshme në mënyrë që sistemi shëndetësor të përgatitej.

“Janë shifra më të larta se gjatë karantinës. Por ky ishte edhe qëllimi real i karantinës, pra karantina nuk ishte për të izoluar virusin. Ajo shërbente për të ngadalësuar kontaminimin e popullatës në mënyrë që t’i jepte mundësi strukturave shëndetësore që të ngrinin kapacitetet e tyre në mënyrë që lufta ndja kësaj pandemie të bëhej me armët e duhura. Duke pasur parasysh infrastrukturën, dijet, njerëzi e duhur, profesionistët. I përket një absurditeti shkencor për ata që e kanë menduar që pas karantinës ne nuk do kishim raste.”

Kurse për ata që ende mendojnë se virusi është gënjeshtër, mjeku tha: “Jemi shumë larg modelit italian. Nëse do përkthehej modeli Italian për numër popullate në vendin tonë ne duhet të kishim 40-45 humbje jete në ditë gjë që nuk ndodh dhe me qindra të infektuar cdo ditë, por kjo nuk do të thotë që të mos na shfaqet një model i tillë pas një muaji apo pas dy muajsh. Duhet të jemi shumë korrekt në këtë gjë. Shifrat janë të tilla që janë për t’u shqetësuar që edhe lufta të bëhet më adeguate por kjo luftë nuk mund të bëhet nëse nuk kemi ndërgjegjësimin e popullatës. Nëse ajo periudhë e karantinës duhet të shërbente për ndërgjegjësimin e popullatës dhe reale ishte që duke parë seç ndodhte në Itali e vende të tjera, u frikësua në kuptimin e mirë dhe I qëndronte rregullave, tani shikojmë një situatë komplet të kundërt me këtë. Shikon njerëzit pa asnjë lloj mbrojtje, nëpër restorante e bare, Arrijmë në absurditete sa komshi të mitë më thonë ‘ doktor kjo është një gënjeshtër, pra njerëzit kanë arritur tani ta perceptojnë sikur kjo sëmundje është një trillim, gjë që nuk është absolutisht vërtetë. Virusi modifikohet nga njeriu, kjo është një rutinë klinike që ndodh në të gjitha specialitetet. Viruset janë një Komponent mes asgjësë dhe të gjallës. Pra, aty ku fillon qeliza, aty ka mbaruar jetën e vet virusi."