Aktualitet

Pse u largua nga politika? Vasilika Hysi: Ishte vendim personal, kisha nevojë për balancë mes jetës, familjes dhe punës

Pse u largua nga politika? Vasilika Hysi: Ishte vendim personal, kisha

Vasilika Hysi tërhiqet nga gara për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit, si kandidate për deputete. Vendimi nuk ishte i kryeministrit Rama dhe nuk lidhet me çështje të politikës brenda PS sipas Hysit. Ajo ka treguar në News 24 se vendimi ishte tërësisht personal, pasi pas 12 vitesh në politikë, kishte ardhur momenti për të patur një balancë mes jetës personale, familjare, punës dhe shoqërisë: Balanca mes familjes, jetës personale dhe miqësisë në këto vite ka qenë më shumë nga puna. Por nuk bëhem pishman, thotë ajo.

Hysi:

Është një vendim personal, nuk e kam politikën profesionin tim, erdha nga bota akademike, kontribuova për 12 vjet, siç erdha u vlerësova, kryesova listën në qarkun e Tiranës para disa vitesh, mendoj se dy mandate ishin të nevojshme pë mua, mendoj se kisha nevojë për një balancë mes punës, familjes, shoqërisë. Unë punoj e përkushtuar dhe them që puna në politikë merr punë dhe kohë. Balanca mes familjes, jetës personale dhe miqësisë në këto vite ka qenë më shumë nga puna. Por nuk bëhem pishman.

I erdhi keq kryeminstrit?

Unë jam vlerësuar në tre garat me pozicion shumë të mirë në listë, nuk kam qenë vetëm unë që mund të isha në atë vend, ka pasur dhe të tjerë që meritonin. PS ka mbështetës, anëtarë me kontribute të gjata sikurse jam unë që vij nga bota akademike. Mendoj se për 12 vjet kam dhënë sa kam mundur, por kam marrë pa kuptuar, kam bërë miq që nuk do i kisha njohur në kushte të tjera.

Nuk mendoja se kryeministri do më priste në takimin që ia kisha kërkuar disa javë më parë. I dergova një email, e takova, kemi pirë kafen bashkë me ka respektuar dhe çfarë më ka thënë ka mbajtur fjalën. Më ka thënë që do kemi një rrugëtim të vështirë nëse do jemi në opozitë apo në pushtet. Kryeministri nga një anë nuk e priste por nga ana tjetër vlerësoi faktin që unë mendoj se në këtë periudhë i kam dhënë sa kam mundur me këtë hapësirë, se nuk e ke lirinë si pedagoge, por nga ana tjetër jam e gatshme të kontribuoj për atë që kam në zemër, reformën në drejtësi.

Shprehu keqardhjen?

Patjetër por vlerësoj faktin që nuk iki hatërmbetur. Kam menduar që në PS ka zëra shumë të mirë nuk krijohet asnjë boshllëk. Përpjekjet për reformën në drejtësi u bënë që në 2010. Opozita duhet të kontribuojë ta bëjnë për të mirën e vendit, por nëse duan ta shpërbëjnë janë të humbur jo vetëm për këtë mandat por në çdo mandat tjetër. Unë do vazhdoj të jap kontributin tim.

*Tiranapost.al.