Aktualitet

Pse virusi po infekton më shumë? Epidemiologu Alimehmeti: Gabimi ishte mbyllja në mars

Pse virusi po infekton më shumë? Epidemiologu Alimehmeti: Gabimi ishte

Situata e krijuar në vend, me rritjen e numrit të rasteve, sipas epidemiologu Ilir Alimehmeti mund të jenë për shkak të kohës së gabuar kur u morën masat. Si thotë në emisioni “Byro Politike”, se karantinimi u bë shumë shpejt në mars dhe mbyllja herët e popullatës nuk e la virusin të kishte një ecuri natyrore. Ai shprehet që në Shqipëri, ashtu si edhe në Europë, mund të jetë duke qarkulluar një variant i virusit që nuk është i rënë, por transmetohet më lehtësisht.

“Në Shqipëri duhet të marrim parasysh disa pika: Së pari ne masat i morëm shumë më shpejt në kurbën e epidemisë në krahasim me si i morën ato shtet si Italia apo si Spanja. Ne pamë çfarë u ndodhi atyre dhe u mbyllëm më herët dhe nuk lamë një ecuri natyrore në mars. Ajo që po shohim tani është një ecuri natyrore e virusi, shoqëri krejtësisht e hapur por duke marrë parasysh që të paktën në ndërgjegjen, jo e të gjithëve, por e një pjese të popullatës, distanca ka hyrë, higjiena ka hyrë, logjika e përdorjes së maskave ka hyrë.

Dua të kujtoj një element, vëzhgimi klinik, ne nuk e bëjmë në Shqipëri ngarkesën virale, nuk kemi shifra nuk mund ta themi dot këtë. Ajo që mund të shohim është përqindja e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, ndërkohë që në mars kjo përqindje ishte mbi 50% duke arritur edhe 58 %, sot që flasim është diku 6.6%. këto 6.6 % janë njësoj rëndë si ata 50 % e marsit. Kush është rëndë, është rëndë.

Kemi edhe mutacionin që ka pësuar virusi, është bërë më i transmetueshëm, që ka gjasa që ky lloj është në Shqipëri në këtë moment, ai dominon, por nga krahu tjetër nuk duket të jetë më i rëndë, se sa varianti i mëparshëm i virusit", tha epidemiologu.