Aktualitet

Psikiatri Neli Demi për abuzimet seksuale: Reagojmë ashpër, por pasi gjërat ndodhin

Psikiatri Neli Demi për abuzimet seksuale: Reagojmë ashpër, por

Psikiatri Neli duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e përdhunimit të një 15 vjeçareje nga ish roja i shkollës dhe tre djem të tjerë, të cilët e kanë shantazhuar prej kohësh, thotë se problemi është tek hallkat e sistemit dhe fakti se shoqëria reagon por pasi gjërat ndodhin. Për Euronews ai tha se ka shumë rëndësi që edhe familja të jetë e informuar për fëmijën sidomos gjatë adoleshencës.

Psikiatri Neli Demi:

Alarmi është vënë prej shumë kohësh, nuk është çudi që rastet përsëriten, nëse alarmi bie ne vesh të shurdhët. Ka ligje që janë aprovuar masat e ashpra sa vijnë e rëndohen për to ligjerisht, problemi qëndron tek respektimi i masave dhe hallkat e sistemit, që nga policia, mjekët e familjes, shërbimet sociale, familja që sigurisht duhet të jetë e informuar mbi shenjat e dukshme dhe ato më pak të dukshme të problematikës së fëmijëve gjatë rritjes dhe sidomos gjatë adoleshencës, policia ka rol me rëndësi në identifikimin e personave me prirje abuzuese dhe të marrë sinjalet e para për të bërë hapat e duhur dhe të parandalojë që ngjarja të shkojë në nivel të tillë.

Nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por jemi vend i vogël, por si ka mundësi që përsëritet gati çdo muaj. I duket normale shoqërisë mos e pranon këtë? Duhet të ketë një konsensus të heshtur…

Këtu është një çështje shumë e thellë, mendoj që ka një lloj reagimi mbasi gjërat ndodhin, shumë të ashpër nga shoqeria por një pjesë e reagimit sipas meje vjen nga një projektimi i pafuqisë që individët kanë për të bërë denoncimin, paralajmërimin dënimin e shfaqjeve që janë indikatorë të ngjarjeve të tilla që në gjenezë dhe kur presim që gjërat mund të rregullohe, ndërhyn shteti familja dhe ne nuk reagojmë kur shohim sinjale të tjera, duke pritur vjen puna tek drama që mund ti ndodhi një personi, çdo nivel i një ngjarje të tillë ka dramacitet, dhe shkon deri në një nivel të dhmbshëm. Kemi parë gra të vetëvriten, dhunë brenda familjes, ka rëndësi që sapo të sinjalizohet diçka të mund të raportojmë jo vetëm organet e ligjit por edhe shoqëria.