Aktualitet

Publikohen datat e provimeve për maturantët mbetës

Publikohen datat e provimeve për maturantët mbetës

Maturantët që mbetën në një nga provimet u jepet një mundësi e dytë. Sesioni i dytë i provimeve të maturës shtetërore dhe maturës shtetërore profesionale që do të nisë më datë 24 gusht dhe do të përfundojë më 3 shtator.

Në këtë sesion provimesh do të marrin pjesë të gjithë maturantët që kanë rezultuar mbetës në një prej 4 provimeve të maturës të këtij vitit, por edhe ata që kanë mbetur në një apo dy lëndë të vitit shkollor 2019-2020 dhe i shlyejnë ato brenda datës 20 gusht.

Mundësi e re që të rijapin provimin është edhe për kandidatët që e kanë mbaruar shkollën para vitit 2019 por nuk kanë shlyer detyrimet  e maturës shtetërore.  Gjithashtu edhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit. Tezat do të jenë të ndërtuara në të njëjtën mënyrë si në sesionin e parë të maturës shtetërore, vetëm me pyetje me alternativa e do të vlerësohen me 60 pikë. Provimet do të zgjasin dy orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.

Datat e provimeve:

Gjuhë e Huaj                           24 gusht 2020

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi        27 gusht 2020

Matematikë                             31 gusht 2020

Provimi me Zgjedhje              03 shtator 2020