Aktualitet

Publikohen datat e regjistrimit në klasën e parë dhe të dhjetë. Gjithë procedura bëhet online

Publikohen datat e regjistrimit në klasën e parë dhe të

Kanë nisur sot aplikimet për të regjistruar fëmijët në klasën e parë dhe afati i fundit do të jetë deri në 17 korrik.

Kurse për në klasën e 10-të, pra vitin e parë të gjimnazit, regjistrimet do të hapen në 12 korrik deri në 24 korrik.

E gjithë procedura e regjistrimit, në të dy rastet, do të kryhet online. Prindërit nuk do të kenë nevojë për asnjë document shtesë dhe radhë të gjata për të regjistruar fëmijët.

Vitin e kaluar procedura u bë online vetëm për disa shkolla, në formë pilote. Këtë vit do të jetë në rang vendi.

Linku për klasën e parë

Linku për klasën e dhjetë