Aktualitet

Qeveria publikon detaje nga marrëveshja për emigrantët me Italinë: Jo më shumë se 3 mijë persona

Qeveria publikon detaje nga marrëveshja për emigrantët me

Qeveria ka publikuar detaje të reja për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për refugjatët e paligjshëm.

Detajet mbi marrëveshjen me Italinë:

Sipas Nenit 3, Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Neni 4 garanton: Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qendrimin e migrantëve.

Neni 4 garanton kufirin maksimal, jo më shumë se 3000 persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Sipas Nenit 6, Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër e parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare,

Neni 9 garanton: Afati maksimal i qendrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për proceduart e azilit/ mbrojtes.

Në përfundim të proceduarave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria.