Aktualitet

Publikohen pamjet e sherrit për një vajzë në Shëngjin mes vëllezërve nga Kosova dhe nga Lezha

Publikohen pamjet e sherrit për një vajzë në Shëngjin

Pamjet që shihni si më poshtë, janë regjistruar nga Shëngjini i Lezhës, ku 4 persona u konfliktuan fizikisht me njëri tjetrin. Bëhet fjalë për dy vëllezër nga Kosova dhe dy vëllezër të tjerë nga qyteti i Lezhës. Thuhet se sherri nisi për një vajzë dhe vëllezërit shihen duke goditur njëri tjetrin me sende të forta: Burime për Top Channel treguan se gjithçka nisi në plazh nga debati: “E pashë unë i pari…”

Publikohen pamjet e sherrit për një vajzë në Shëngjin

Të katërt prej tyre kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndëraq kundër tyre rëndon akuza për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, teksa dy vëllezërit nga Kosova kishin shkuar për të pushuar në bregdet.

*Tiranapost.al.