Aktualitet

Publikohet dokumenti, kallëzohen penalisht për 21 Janarin Berisha, Basha dhe ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi

Publikohet dokumenti, kallëzohen penalisht për 21 Janarin Berisha,

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka depozituar në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi si pwrgjegjws për vrasjet e 21 Janarit.

Sipas dokumentit të publikuar, Berisha Basha dhe Ndrea Prendi janë zyrtarisht të kallëzuar për veprat penale: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre”.

Publikohet dokumenti, kallëzohen penalisht për 21 Janarin Berisha,

Në 21 Janarin e vitit 2011 gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë u vranë katër protestues: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Hetimi i ri i iniciuar nga mazhoranca merr shkas nga disa prova të reja audio të publikuara në media të cilat zbulojnë përmes komunikimit në radio urdhrat e dhënë për gardistët për të hapur zjarr ndaj protestuesve.