Aktualitet

U hoq si mjeke, publikohet fotoja e sanitares që i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes tek Shefqet Ndroqi

U hoq si mjeke, publikohet fotoja e sanitares që i mori 8 mln lekë

Gruaja që duket në foto është Tire Alldervishi, e cila punon si sanitare tek spitali Covid Shefqet Ndroqi.

U hoq si mjeke, publikohet fotoja e sanitares që i mori 8 mln lekë

Emri dhe fotoja e saj u bënë sot publike, pas një denoncimi të mbërritur në emisionin Stop. Vajza kishte nënën të shtruar me Covid tek Shefqet Ndroqi, të cilës sanitarja i është prezantuar si mjeke dhe përmes mashtrimit se do i qëndronte mbi kokë, nëse i jepte para për vete dhe për mjekët e tjerë, ajo i ka marrë 8 milionë lekë.

Nëna e vajzës 55 vjeçe ka ndërruar jetë nga Covid, ndërsa edhe ministria e Shëndetësisë reagoi për skandalin duke thënë se dënon ashpër ngjarjen, kërkoi shkarkimin e menjhërshëm nga puna si dhe përballje me ligjin. 

Më poshtë lexo bisedat telefonike të vajzës së pacientes së ndjerë dhe sanitares: 

Tire Dervishi: Atë 70 mijë lekshin për çfarë ma dhe për ditën apo për natën?

Vajza e pacientes: Për ty...

Tire Dervishi: Po për ditën apo për natën?

Vajza e pacientes: Qëpar dhashë 50 për Fatjonin dhe Pastruesen, ato 70 janë për ty.

Tire Dervishi: Për mua janë pak për sonte 70 mijë lekë...

Vajza e pacientes: Më thuaj sa do dhe t’i jap, vetëm mi rri mamasë afër aman.

Tire Dervishi: Të gjithë mjekët janë aty

Vajza: Aman o Tire mos u largo, po më plas shpirti

Tirja: Nuk e di se çfarë barre kam, jam këtu te mami

Vajza: Jepu mjekëve dhe infermiervë sa të duan, vetëm mamin ta kem mirë.

*Tiranapost.al.