Aktualitet

Publikohet gjoba që do paguajnë bizneset që s’aplikojnë pagë lufte për punonjësit

Publikohet gjoba që do paguajnë bizneset që

Bizneset që nuk kanë aplikuar për pagë lufte për punonjësit e larguar nga puna do të gjobiten me 50 mijë lekë për çdo aplikim të pakryer. Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha se gjobitja do të nisë pas datës 5 qershor, nisur nga verifikimet për kohën e largimit nga puna të punonjësve. Deri më tani sipas saj janë identifikuar 63 mijë raste të tilla.

“Problem me të dhënat nga individët dhe vështirësi për administratën tatimore, ka ende individë që s’e kanë marrë pagesën edhe pse kanë rezultuar fitues. Paketa e dytë eci shumë mirë po bizneset nuk aplikonin, 50 mijë lekë gjobë për çdo të punësuar që nuk aplikohet. Kemi mbledhur ankesat në lidhje me përfitimin, meqenëse ankesat ishin të mëdha është marrë vendim qeverie që do te përfitojnë edhe ata persona që janë larguar nga puna  deri në 17 maj”, tha Ibrahimaj për “Abc News”.

Lexo me shume: