Aktualitet

Publikohet letra drejtuar Kuvendit. Sipas dokumentit, Ilir Meta ka punuar për ish-sigurimin e shtetit

Publikohet letra drejtuar Kuvendit. Sipas dokumentit, Ilir Meta ka punuar

Është zbardhur nga mediat dhe është bërë publike dokumenti dërguar Kryetares së Kuvendit në lidhje me politikanin e nivelit të lartë që ka punuar për ish-sigurimin e shtetit në periudhën komuniste. Sipas dokumentit I.M (siç mediat po i referoheshin deri në këto momente) është Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, mandati i të cilit përfundoi në 24 korrik të këtij viti.

‘Në vijim të kërkesave dhe propozimeve tona të mëparshme, por sidomos duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të lartë të shtetit, siç është ish-presidentit i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me certifikatë të pastërsisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konformuar nga ana jonë me vendimin e autoritetit nr. 17, datë 28.04. 2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Meta, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29, pika 4, e ligjit funskional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin’. Ju përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrantë të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’, shkruhet në dokument.

Lexoni bashkëngjitur!

Dokumenta bashkëngjitur