Aktualitet

Publikohet lista fituese e pjesemarrësve në Festivalin e 59-të të RTSH-së

Publikohet lista fituese e pjesemarrësve në Festivalin e 59-të

Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021? Komisioni për pranimin e këngëve në Festivalin e 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ka përzgjedhur 26 këngët pjesëmarrëse, me intepretuesit përkatës.

Këngët dhe këngëtarët e përzgjedhur janë: 

Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Wendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena

Komisioni për pranimin e këngëve përbëhej nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa.

Eurovizioni i këtij viti u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena Ara, por planet ndryshuan.