Aktualitet

Punësimi në peshkim i mirëpaguar, Rama: duhet të ndërtojmë shkollën profesionale, brenda 2022 hapim themelet

Punësimi në peshkim i mirëpaguar, Rama: duhet të

Shqipëria do të ketë së shpejti një shkollë profesionale, në të cilën do të mësohet për peshkimin, në mënyrë që ky profesion të mos humbasë, por edhe për të mos marrë specialistë nga jashtë vendit, ka nënvizuar ditën e sotme Kryeministri Edi Rama.

Në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për peshkimin, Rama u shpreh se shkolla e lartpërmendur është e nevojshme që të jetë në ndritim të industrisë që të jetë e lidhur me praktikën.

“Na duhet një shkollë. Po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në ndritim të industrisë që të jetë e lidhur me praktikën.

Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve.

Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për shkollën do të punojmë. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet”, tha Kreu i Qeverisë.

Tiranapost.al