Punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë. Paralajmërojnë grevë urie

E Enjte 19 Maj 2022, 09:14
TiranaPost
10 ditë pas protestës së fundit, punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish në protestë. Ata kanë bllokuar punën me mjetet e mbetjeve dhe kërkojnë të bëhet shlyerja e pagesave.
Sipas tyre, që në fillim të 2022-shit, pra që nga janari nuk i kanë marrë pagat. Ndaj sot paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë urie.
Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec.
Aktualisht inceneratori është nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara.