Punonjësit e Portit në Shëngjinit në protestë: Prej tre muajsh s`kemi marrë rrogat
E Premte 24 Mars 2023, 11:31
TiranaPost
Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur sërish në protestë. Sipas tyre, kanë 3 muaj ka u paguar.
Në protestë u është bashkuar edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikolla.
Sipas tyre, ende nuk kanë pasur një reagim nga institucionet drejtuese.
“Këtu nuk merret vesh se çfarë bëhet pasi në bordoro janë 117 punonjës ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre nuk vijnë”, ka thënë një protestues.
Bllokimi i punës prej tyre u paralajmërua prej disa ditësh.