Aktualitet

Punonjësit e transportit urban kërkojnë të vaksinohen: Jemi në kontakt me qytetarët, s'po trajtohemi me dinjitet

Punonjësit e transportit urban kërkojnë të vaksinohen: Jemi

Përfaqësues të transportit urban dhe interurban kërkojnë të jenë gjithashtu kategori me prioritet në procesin e vaksinimit. Ata thonë se janë në kontakt çdo ditë me qytetarët dhe rrezikojnë të infektohen.

Dashnor Memaj i cili është përfaqësues i transportit urban dhe interurban, thotë se punonjësit e këtij sektori kontribuojnë në buxhetin e shtetit dhe nuk duhet të lihen mënjanë:

“Jemi kontribuues shumë të mëdhenj në buxhetin e shtetit, mund të përmend që sipas INSTAT janë 14 mijë individë të punësuar, dhe vetëm për sigurime shoqërore dhe shëndetësore aktualisht paguajmë 1.2 miliardë lekë të vjetra në muaj. Mesa duket transporti është i lënë anash, nuk e di pse nuk trajtohemi me dinjitet”, thotë për Report Mema duke shtuar se edhe kërkesat e tyre për mbështetje financiare për shkak të Lockdownit kombëtar prej 4 muajsh nuk janë plotësuar.

Punonjësit e transportit urban kërkojnë të vaksinohen: Jemi

Procesi i vaksinimit po vijon me të moshuarit mbi 70 vjeç, gazetarët e terrenit dhe punonjësit e policisë. Procesi me infermierët dhe mjekët ka përfunduar, pasi kanë marrë dy dozat e vaksinës. Ministrja Manastirliu ka njoftuar se gjatë javës pritet të mbërrijnë të tjera vaksina, dhe procesi do të vijojë duke ulur fashën, me nën 65 ose 60 vjeç të cilët do të vaksinohen, ku prioritet do kenë ata me sëmundje kronike.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 192,882 vaksinime.

*Tiranapost.al.