Aktualitet

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, mbytet në det i moshuari

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, mbytet në

Pushimet janë kthyer në tragjedi për një familje nga Kosova, që po pushonte në bregdetin e Durrësit.

Një prej pjesëtarëve të familjes, një 73-vjeçar raportohet se humbi jetën në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  ku raportohet nga policia se 73-vjeçari i identifikuar si J.B., është mbytur, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.