Aktualitet

Qytetarët kanë zbarkuar për pushime në Jug, por cilat janë tre qytetet me më shumë të infektuar

Qytetarët kanë zbarkuar për pushime në Jug, por cilat

Pavarësisht se qytetarët kanë zbarkuar për pushime në Jug, nuk janë ato qytetet më të prekur nga Covid, për të treguar ndoshta benefitet e plazhit.   

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 79 raste me Covid: të shpërndara në këto qytete: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë. Ndërsa vetëm 1 rast rezultoi në Vlorë, në Sarandë nuk është shënuar asnjë i infektuar me Covid.  

Aktualisht në vendin tonë ka 2167 raste aktive. Tre qytetet më të prekura në vend, janë Tirana Durrësi dhe Shkodra.

Ekspertët prej nisjes së sezonit veror i kanë bërë thirrje njerëzve që të shkojnë në plazh, për të përfituar nga të mirat e tij, ndërsa virusi nuk transmetohet në det apo në rërë. Nga ana tjetër në shumë plazhe tregohet se nuk respketohet distanca mes cadrave. 

Ndërkohë edhe vetë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se nga 12 mijë pushues nga Veriu në Jug, vetëm 50 prej tyre janë infektuar duke marrë trajtime gjatë pushimesh në plazh.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24