Aktualitet

Pushuesit nga Kosova nuk frikësohen nga Covid, dyndje për në bregdetin shqiptar

Pushuesit nga Kosova nuk frikësohen nga Covid, dyndje për në

Që në mëngjesin e kësaj të shtune janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh në pikën doganore të Morinës, ku qytetarët nga Kosova duan të hyjnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën apo për të nisur pushimet, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me Covid në vendin tonë.

Nga ora 05:00 deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë persona. Ky fluks i lartë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar, pikërisht për të shmangur radhët në kufi.

Përveç makinave personale, vihet re edhe një numër i lartë i autobusëve, të cilët respektojnë kushtet dhe masat anti-Covid.