Aktualitet

Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begajn

Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begajn

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për detyrën e re.

Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begajn

Lajmin e ka dhënë Ambasada Ruse në Tiranë ku shkruan:

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”.

Begaj u votua në Parlament me 78 vota dhe nga 24 korriku, do të pasojë në detyrë Ilir Metën, të cilit i mbaron mandati.