Aktualitet

Pyetet për apelin e Yuri Kim për ‘5 qershorin’, Rama përgjigjet: Për ambasadorët flas kur jam me ta, mos ua ulim nivelin në Vlorë

Pyetet për apelin e Yuri Kim për ‘5 qershorin’, Rama

Pas mbledhjes me drejtorët e institucioneve në Vlorë Rama u pyet ndër të tjera nga mediat edhe për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila kërkon respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe dakordësinë në ndryshimet kushtetuese.

"Për ambasadorët flas kur jam me ta. Në Vlorë do flasim për ngrohje globale. Nejse Vlora është qendra e botës. Mos ta ulim nivelin e tyre në Vlorë", tha Rama duke mos dhënë një përgjigje konkrete.