Aktualitet

Pyetja një milionëshe e Monika Kryemadhit: Pse duhet të mblidhet Parlamenti dhe mos të mblidhen 30 veta në një ditëlindje?

Pyetja një milionëshe e Monika Kryemadhit: Pse duhet të mblidhet

Pasi ditëlindja ku mori pjesë edhe Presidenti me Zonjën e Parë, bashkë me disa personazhe të tjerë të njohur publikë, dy javë më parë tërhoqi vëmendjen e media për shkeljen e rregullit për ndalimin e grumbullimeve, Monika Kryemadhi e komenton se ‘dashuria nuk vret’. Pyetur për festën e Bes Kallakut, kryetarja e LSI-së bëri një krahasim me vendimin për mbledhjen e Parlamentit.

“A është një ditëlindje që e shpërndan virusin apo është një shkollë e padezinfektuar? Është një ditëlindje me 30 veta apo një spital që s’ka kushtet dhe shumë gjëra të tjera? Secili është përgjegjës për veprimet dhe do paguajë kostot e tij. dy standardizimi i funksionimit, të shëndetësisë, jetës ekonomike, e bëjnë të paqëndrueshme emocionin popullor. Pse duhet të mblidhet Parlamenti? Dhe ne në ditëlindje në distancë ishim”, tha Kryemadhi në emisionin ‘Real Story’.

Lidhur me festën policia mori masa duke gjobitur pronarin e lokalit dhe të ftuarit.