Aktualitet

Qarku i Shkodrës nën pushtetin e ujit dhe dëborës

Qarku i Shkodrës nën pushtetin e ujit dhe dëborës

Qarku i Shkodrës vijon të jetë më problematiku sa i përket përmbytjeve për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Qindra ha tokë janë nën ujë në zonën e nënshkodrës, fatmirësisht pa prekur banesat, ndërkohë që janë ende të pakalueshme disa rrugë ku ka pasur rrëshqitje dherash.

Po ashtu shumë probleme në këtë qark ka edhe me energjinë elektrike.

Vec përmbytjeve në Shkodër edhe dëbora ka shkaktuar probleme duke bllokuar Thethin.
Shkarkimet nga HEC-et, jane ulur nga 900m3 qe ishin dje ne 500m3.

Situata në akset rrugore

Aksi Shkodër-Koman ka vende me mbetje inertesh
Aksi Shkodër-Vermosh ka dëborë, por e kalushme me zinxhir
Akset rrugore në Bashkitë Pukë, Fushë Arrez pa probleme
Aksi rrugor Shkodër-Prekal ka vërshim uji në rrugë por i kalueshëm
Aksi rrugor Shkoder-Theth, ka prani dëbore, levizet vetëm me zinxhirë
Në aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh ka rënie guresh dhe inertesh.
Në aksin Bogë-Theth nga reshjet e shumta të borës ka patur orteqe borë në zonën e tuneleve panoramike të cilët kanë shkaktuar bllokim të rrugës.