Qëllohet me 8 plumba një 38 vjeçar shqiptar në Belgjikë

E Shtunë 28 Nëntor 2020, 09:03
TiranaPost
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Bulevardin ‘Edmond Machtens’ në Belgjikë. Një shqiptar 38 vjeç emri i të cilit nuk bëhet me dije ka mbetur i vrarë pasi u ekzekutua me 8 plumba. Sipas mediave belge, ai ishte një emigrant që po qëndronte ilegalisht në Belgjikë.
Deri më tani nuk ka persona të dyshuar apo të ndaluar. Pranë vendit të ngjarjes është vendosur një perimetër sigurie teksa po punohet me mbledhjen e provave. Mediat belge shkruajnë se aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Linku nga media belge këtu.
*Tiranapost.al.