Aktualitet

“Qëndresa Qytetare” protestë para Ministrisë së Arsimit për mungesën e ngrohjes në shkolla: Kjo nuk është situatë e menaxhuar mirë

“Qëndresa Qytetare” protestë para Ministrisë së

Sot në ditën ndërkombëtare të arsimit “Qëndresa Qytetare” protestoi para Ministrisë së Arsimit me disa ngrohëse në duar për mungesën e ngrohjes në shkolla.

“Qëndresa Qytetare” protestë para Ministrisë së

“Qëndresa Qytetare” protestë para Ministrisë së

Së fundmi ministrja e Arsimit njoftoi ndërprerjen e mësimit për tre ditë, nga e hëna deri të mërkurën, pasi temperaturat arrijnë deri në -17 gradë Celsius.

“Ne jemi këtu për të adresuar problematikat e mësuesve, komunitet që është marrë peng, është ngarkuar me të gjitha vështirësitë. Ky profesion ka kosto fizike. Mësuesit tonë sot nuk kanë mbështetje për COVID-in, kanë orë shtesë, punojnë me turne. Ju e keni parë që asnjë mësues nuk thotë dot kam ftohtë. Ekipi i qëndresës ka marrë njoftime nga shumë mësues. Ne kemi përgjegjësinë të ndihmojmë këtë komunitet të madh që për shkak të gjitha presioneve e ka të vështirë të ankohet.

Në të gjithë këtë situatë ku ndodhet vendi jonë ka ministri për të menaxhuar fondet. Ligji qytetarëve i jep infrastrukturë, por atë e mban ministria. Ne jemi sot për t’i sjellë kësaj ministrie disa ngrohëse modeste.

Kjo nuk është situatë e menaxhuar mirë. I bëjmë thirrje prindërve dhe mësuesve t’i bëjnë presion këtij institucioni”, u shpreh Migen Qiraxhi, përfaqësues i kësaj qëndrese.