Aktualitet

Qetësia psikologjike, kryesorja për të përballuar Covid-in. Mirela Kumbaro rrëfen si e kaloi sëmundjen

Qetësia psikologjike, kryesorja për të përballuar Covid-in.

Ka qendruar dy javë e karantinuar, për shkak të infektimit me koronavirus. Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe deputetja e qarkut të Gjirokastrës tregoi në intervistë për News 24 se përjetoi simptoma të koronavirusit si temperaturë, lodhje dhe dhimbje trupi. Zonja Kumbaro tha se më e rëndësishmja në përballimin e kësaj sëmundje është qetësia psikologjike dhe menaxhimi i saj si dhe të ndiqen këshillat e mjekut duke monitoruar gjendjen shëndetësore me analiza.

Mirela Kumbaro:

Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Do duhet të merremi me pasojat psikologjike që do i lërë virusi shoqërisë. Ne u karantinuam dy javë në banesë, jo vetëm për protokoll, por edhe fizikisht ishim të pamundur. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi.

Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë. Këshillat e mjekut duhen ndjekur, është shumë i domosdoshëm kontakti me mjekun.

Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj.

Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza.

Qetësia psikologjike, kryesorja për të përballuar Covid-in.

*Tiranapost.al.