Qeveria greke pranon minoritarët e infektuar që të transportohen nga Shqipëria në Greqi

E Martë 24 Nëntor 2020, 17:23
TiranaPost
Shteti grek ka dhënë dritën jeshile për minoritarët grekë në Shqipëri të cilët infektohen dhe kërkojnë shërbim spitalor. Sipas mediave greke, mbrëmë janë transportuar drejt spitalit në Janinë me ambulancë nga Kakavija 3 minoritarë.
Bëhet fjalë për një pacientë të sëmurë rëndë nga zona e Himarës, një mësues nga zona e Livadhit me probleme serioze të frymëmarrjes dhe një mjek nga Derviçjani.
Media greke SKAI bën një koment në fund të artikullit ku thotë se: Sistemi shëndetësor në Shqipëri, dhe veçanërisht në zonat e pakicës kombëtare greke, po përballet me probleme serioze.
Linku origjinal i artikullit këtu.
*Tiranapost.al.